Baraliu: Kjo është e vetmja mundësi për formimin e qeverisë së re

Picture of INA
INA

03/04/2025

Profesori universitar, Mazllum Baraliu vlerëson se e vetmja mundësi për formimin e qeverisë së re të Kosovës është votimi i saj nga disa deputetë opozitar.

Baraliu mendon kështu për arsye se sipas tij “Kosova ka nevojë urgjentisht të formojë institucionet e saj por edhe për shkak momentumit delikat dhe të rrezikshëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në të cilën gjendet bota aktualisht’.

Ai ka shtuar se deputetët opozitar duhet ta bëjnë këtë veprim pasi ata duhet ta aktivizojnë dhe ushtrojnë mandatin e tyre dhe siç ka thënë ai ‘ushtrimi i mandatit nënkupton votimin e qeverisë’.

“Kështu do të duhej, mbase edhe kjo është fondament bazë i veprimit të partisë fituese meqë e kemi një situatë pak pozicioni që deputetët e kanë marrë mandatin për ta aktivizuar atë dhe për ta ushtruar. Ushtrimi i mandatit nënkupton votimin e qeverisë. Mendoj që kjo do të jetë, pra votimi i qeverisë nga disa deputetë opozitar dhe realisht është e vetmja mundësi në këto rrethana dhe kushte cfarë i kemi për arsye se e para Kosova ka nevojë për formimin e institucioneve urgjentisht por edhe për shkak të momentumit jashtëzakonisht do të thosha delikat madje edhe të rrezikshëm furtunor gjeopolitik dhe gjeostrategjik të botës në të cilën gjendemi dhe ne duhet të kemi një qeverisje e cila e merr mandatin por edhe qëndron në këmbë të forta të shëndosha jo fragjile”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË