Baraliu mbështet fuqishëm Kurtin, tregon se çfarë i tha në katër sy: Unë jam ushtar i tij, ma ka hequr çdo dyshim!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/01/2023

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka mbështetur fuqishëm kryeministrin Kurti në qëndrimet e tij për dialgun me Serbinë.

Baraliu e vlerësoi lart intervistën e kryeministrit në REL, ku ndër të tjera tha se të gjithë gazetarët, opozitarët, tugjarët, e vasalistët ojëqëist me u bë bashkë me mua vështirë t’i gjejmë ku ti heqim një presje kësaj interviste.

Po ashtu, ai tregoi se çka i tha Kurtit përballë gjatë një takimi.

“KM i kam thënë përballë, por po e shënoj edhe këtu për të hequr krejt mëdyshjet e mundshme: përderisa Albini vazhdon të ruaj një qëndrim dhe pozicion të këtillë parimor demokratik, të guximshëm, dhe patriotik, unë jam ushtar i tij dhe qeverisë së Kosovës dhe kurdo mund të më thërrasin që t’i shërbej vendit e kombit në çfarëdo roli a akti modest që i shkon përsipër kapaciteteve të mia të kufizuara. Pra, edhe në qoftë nevoja si argat që ngre çerren mbi lumin Ibër sa për të thyer kufijtë artificialë e sfiduar agresionin serbo-rus, aty jam”, shkroi Baraliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në Gusht, KM Kurti me një fjali në katër sy ma ka hequr çdo dyshim se ai mund të nënshtrohet a dorëzohet para çfarëdo trysnie – dhe në këtë intervistë tani e shohim këtë të gjithë përtej çdo ekuivoku të mundshëm.

Krejt gazetarët, opozitarët, tugjarët, e vasalistët ojëqëist me u ba bashkë nuk munden me kundërshtua dhe kritikua Albinin me aq peshe dhe guxim sa di unë vet, si psh. në lidhje me politikat e ngathta në ekonomi, shëndetësi dhe arsim. Por të gjithë këta me u bë bashkë me mua vështirë t’i gjejmë ku ti heqim një presje kësaj interviste…

KM i kam thënë përballë, por po e shënoj edhe këtu për të hequr krejt mëdyshjet e mundshme: përderisa Albini vazhdon të ruaj një qëndrim dhe pozicion të këtillë parimor demokratik, të guximshëm, dhe patriotik, unë jam ushtar i tij dhe qeverisë së Kosovës dhe kurdo mund të më thërrasin që t’i shërbej vendit e kombit në çfarëdo roli a akti modest që i shkon përsipër kapaciteteve të mia të kufizuara. Pra, edhe në qoftë nevoja si argat që ngre çerren mbi lumin Ibër sa për të thyer kufijtë artificialë e sfiduar agresionin serbo-rus, aty jam.

Por, edhe një gjë jam i bindur: po të bëheshim nja 250,000 shqiptarë të këtillë, që e kuptojmë barrën historike dhe përgjegjësinë e brezave që të shporrim tutje krimin dhe kërcënimin ndaj Shqipnisë tash e përgjithmonë, edhe retorika e trysnia ndërkombtare ndaj Prishtinës si dhe ledhatimi ndaj klerofashizmit serbo-rus në Beograd do të kishte një formë krejt tjetër – madje do të ndryshonte me shpejtësi marramendëse. Siç ma kujtoi sot miku im Xen Gashi, Hasan Prishtina i paska thënë Ibrahim Pashës së deleguar nga Sulltani për negociata: “Ti duhej të ishte në anën time të tavolinës, se je nga Manastiri Ibrahim”! Këtë ta mbajnë mend ojëqëistët…

Në vend të nënshtrimit e vasalitetit verbërues ka ardhë koha shqiptarët me i dal zot tokës së vet – jo me prit me përulje një mbrojtje nga jashtë. Kjo nuk është një thirrje, se koha moti ka pas ardhë, por një realizim i patejkalueshëm se asgjë në jetë nuk arrihet pa sakrifica, punë, dhe përkushtim – dhe kjo vlen sot si gjithmonë. Ne daçim një Shqipni të lirë e të bashkuar, që mbron dhe ngrit lartë interesat e njerëzve tanë dhe kombit tonë, atëherë duhet të dëshmojmë se jemi të gatshëm të marrim mbi supe barrën që na ngarkon kjo kauzë e ky synim! Alternativa nuk ka, si nuk ka pasë kurrë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

Fahri-Fazliu-

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

gjyljeta ukella

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Screenshot_2024-04-17-10-29-00-629_com.android.chrome-edit

Haxholli: Serbia po hakmerret për votimin në Strasburg, nga mesnata po i mban të bllokuar mbi 300 kosovarë në kufi me Kroacinë

Foto: Ilustrim

“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

autobus te kosoves kompani

Policia serbe bllokon autobusët e Kosovës në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë

qeveria kosoves prishtine

Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave dhe grave të vrara

INFO

NA NDIQ