Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Kualifikim epik i Barcelonës në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit për edicionin 2020-2021. “Blaugranat” ishin me një këmbë jashtë kompeticionit në duelin me Granadan, që deri dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt kryesonte 2-0 me golat e Kenedy-t (33’) dhe Soldados (47’), por pikërish në limitet e ndeshjes barazuan takimin Antoine Griezmann në të 88-ën (i shërbyer nga Messi) dhe Jordi Alba, në minutën e dytë 92-të (këtë radhë asistoi Griezmann), duke çuar takimin në shtesë.

“Bluagranat” kompeltuan përmbysjen e madhe me fializimet e de Jong dhe Jordi Albas (108’ dhe 113’), për të siguruar një biletë në gjysmëfinale të kompeticionit, ku janë kualifikuar gjithashtu Levante dhe Sevilla, ndërsa emri i fundit që do të vijojë garën do të mësohet pas duelit Betis-Bilbao.

Trajneri i Barçës, Ronald Koeman, u shfaq u lumturuar pas kësaj fitoreje të madhe, që u vendos në shtesë:

“Ishte e pabesueshme. E filluam mirë, duke krijuar raste, por nuk patëm fat në pësimin e golave. Provuam gjithçka për të fituar, luftuam deri në minutën e fundit. Ka qenë e pabesueshme. Ekipi bëri një punë të shkëlqyeshme. Të jesh duke humbur 2-0 dhe të tregosh këtë mentalitet, ishte e pabesueshme. “Kemi punuar shumë për të kaluar raundin. Mund të jetë koha për të besuar se mund të bëjmë të njëjtën përmbysje edhe në kampionat. Ky karakter i ekipit është për t’u krenuar”.