Barça zbulon “diamantin” e ri, tekniku Xavi: Ngjason me Messi e Ansu Fati, është një talent i lindur

Iliria News Agency
Iliria News Agency

30/04/2023

Gjatë fitores fantastike 4 me 0 mbrëmjen e djeshme ndaj Real Betis, tekniku Xavi vendosi të eksperimentonte pak me lojtarët, teksa pranë fundit të lojës vendosi të hidhte në fushë 15-vjeçarin spanjoll, Lamine Yamal, duke e bërë kështu këtë të fundit si lojtarin më të ri që zbret në fushë për “katalanasit”.

Adoleshenti pati një shans për të kurorëzuar debutimin e tij me një gol dhe pothuajse bëri gjithashtu një asistim të shkëlqyer dhe kaq ka mjafutar që tekniku Xavi ta krahasojë spanjollin me “emblemën” e “blaugranave”, Leo Messi, në fjalën e tij për mediat pas ndeshjes.

“I thashë të provonte gjërat që donte dhe ai e bëri. Në moshën 15 vjeç, imagjinojeni… Ai është i veçantë dhe madje mund të kishte shënuar sonte, por portieri e ndaloi. Ai luajti me besim dhe tregoi se për çfarë është. Ai nuk ka frikë dhe talent. Disa nga pasimet e tij në rreshtin e fundit ishin vërtet të mira

Ai është një lojtar i ngjashëm me Messin e Ansu Fatin, sepse ai ka atë talent të lindur që është e vështirë të gjendet. Lamine nuk duket si një 15-vjeçar, ai është shumë i pjekur. Ai është gati për të luajtur dhe po stërvitet mirë. Ai mund të shënojë një epokë në këtë klub si pjesë e këtij ekipi”,- u shpreh tekniku Xavi. /i.m /abcnews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Ky është problemi i madh, ja pse Xherdan Shaqiri po shkon në gjykatën federale

Mesi ronaldo

Rregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tij

leao

“Kritikat? Futbolli është i tillë”, Leao: Ishte bukur që u riktheva te goli pas 5 muajsh

inter

Inter i pandalshëm në 2024-ën, mposht Atalanta-n dhe numëron fitoren e 11-të radhazi

futboll

Këto janë ndeshjet çerekfinale në FA Cup, dy super përballje

albion rrahmani

“Dua të shënoj 20 gola këtë sezon dhe të fitoj trofe” – Albion Rrahmani flet pas paraqitjes spektakolare ndaj UTA Arad

milan

I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Jasir Asani

VIDEO / Jasir Asani fantastik, goditjet e tij nuk ndalen as në stërvitje

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

INFO

NA NDIQ