Barcelona bën lëvizjen surprizë me portierin Mark Ter Stegen

ina-online
ina-online

12 Korrik, 2023

Skuadra e Barcelona ka nisur nga puna për t’i rinovuar kontratën portierit gjerman Mark-Andre ter Stegen. 31-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me katalanasit, por klubi dëshiron që t’ia shtyjë atë edhe me tri vite të tjera. Pra, deri në vitin 2028.

Sezonin e kaluar, Ter Stegen ishte një faktor i rëndësishëm në fitimin e La Liga, pasi nuk pësoi gol në 26 ndeshje. Ndërkohë që, në total skuadra katalanase pësoi vetëm 18 gola në 38 ndeshje, çka tregon për rëndësinë e portierit gjerman.

Sipas “Marca”, klubi ka nisur bisedimet për t’iua rinovuar kontratën portierit gjerman, që luan në “Camp Nou” prej vitit 2014. Ai ka debutuar me katalanasit një vit më vonë dhe prej sezonit 2016-2027 është portieri titullar i Barcelona.

Natyrisht që shtyrja e kontratës do të shoqërohet edhe me një rrogë të mirë për Ter Stegen, ndaj dhe te klubi mbizotëron optimizmi se bisedimet do të mbyllen me sukses. Edhe trajneri Çavi ka dhënë miratimin e tij për këtë rinovim të kontratës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Pochetino

Pochettino tregon se sa kohë i duhet Chelseat për t’u rikthyer në majat e futbollit botëror

XHAKA GRANIT

Xhaka: Erdha te Leverkusen për karrierën dhe jo për gruan siç shkruhet në media

vedat-muriqi

Vedat Muriqi shpjegon sekretin e sukseseit të tij , por edhe të Majorkës

RONALDO

VIDEO/ Ronaldo i pandalshëm dhe në Ligën e Kampionëve të Azisë

broja

Broja flet pas zëvendësimit: Isha thjeshtë i lodhur, nuk ka të bëj me lëndim

azem azemi karate

Azem Azemi, medaljen e artë ja kushtoj gjyshes sime të ndjerë

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

INFO

NA NDIQ