Barcelona e sakrifikon këtë lojtar për Lewandowskin

Barcelona, thuhet se është e hapur për të shitur Frenkie de Jong gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pasi gjigantët katalanas kërkojnë të mbledhin fonde për të transferuar Robert Lewandowski të Bayern Munich.

Manchester United dhe Manchester City vazhdojnë të jenë të lidhur me De Jong, i cili ka qenë i rregullt për skuadrën e tij në La Liga këtë sezon, duke bërë 46 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me katër gola dhe pesë asistime, përcjell ORAifo.

Trajneri i Barcelonës, Xavi dhe presidenti i klubit, Joan Laporta, kanë refuzuar së fundmi të përjashtojnë një largim veror për holandezin, me klubin që ende merret me çështje financiare.