Barcelona fillon largimet, 2 futbollistë i thonë ‘lamtumirë’

0

Valencia ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin me portierin e Barcelonës, Jasper Cilllessen, i cili do të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve si startues në sezonin e ardhshëm. Holandezi ka qenë një mbështetje e shkëlqyeshme për Blaugranët që kur u largua nga Ajaxi në 2016 ndërsa dëshira e tij për të luajtur rregullisht dhe si titullar do t’i mundësohet te skuadra e Valencias.

Holandezi Cillessen është nënshkrimi i parë i verës për skuadrën e Valencias. Nëdrkohë Barcelona ka njoftuar edhe shitjen e Andre Gomes te skuadra e Evertonit për shumën e 25 milionë eurove.