Barcelona fiton ndaj Sevillas dhe shkon +8 nga Real Madridi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/02/2023

Barcelona po vazhdon me formën e lartë në La Liga, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e pestë radhazi.

Në kuadër të javës së 20-të, skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi pastër ndaj Sevillas për të rritur edhe më shumë diferencën e pikëve me Real Madridin.

Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 3:0, me të tre golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Jordi Alba (58’), Gavi (71’) dhe Raphinha (79’) shënuan golat e fitores për katalunasit.Barcelona pas kësaj fitore ka 53 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me tetë pikë më shumë se Real Madridi.

Sevilla ndodhet në pozitën e 16-të me 21 pikë të grumbulluara.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inzaghi

Inter gati të blindojë Simone Inzaghi

milanii

Largimi i Zhirus, Milani ka gati 50 mln euro për sulmuesin e ri

manchester united

Man. Junajted kërkon tjetër brazilian për të zëvëndësuar Kasemiron

sylvinjo silvinjo

Nga Stokholmi në Madrid, trajneri Silvinjo ndoqi në ‘Bernabeu’ rivalin e grupit të Euro 2024

riberi

Zidane – Ribery, një çift i pabesueshëm për të zëvendësuar Tuchelin në Bavari…

xavi

Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

guardiola

Guardiola “kap kokën”, shtatë lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit

salah

E ardhmja e Salah në dyshim, Liverpool gjen pasuesin në Itali

myrto uzuni

Zbulohet dëmtimi i Myrto Uzunit

INFO

NA NDIQ