Nico Williams është përfolur shumë gjatë merkatove të kaluara për një transferim te Barcelona, por asnjëherë nuk kanë qenë kushtet e duhura.
Anësori i Athletico Bilbaos, ylli i një sezoni të shkëlqyer me 11 gola dhe 7 asiste në 45 ndeshje, është përsëri në krye të listës së dëshirave të klubit katalanas.
Pas një përpjekjeje që dështoi verën e kaluar për shkak të kufizimeve financiare te Barça, basku 22-vjeçar është bërë përsëri objektiv kryesor për Blaugranët. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.