Barcelona ia ofroi Coutinhon, vjen përgjigja e Arsenalit

0

Arsenali e ka hedhur poshtë ofertën fillestare të Barcelonës për huazimin e Philippe Coutinhos në Emirates, sipas mediave britanike.

Përfaqësuesi i Brazilit e kaloi këtë sezon i huazuar në Bayern Munich, por kampioni gjerman nuk dëshiron ta blejë përfundimisht atë për 120 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Coutinho është vetëm njëri prej disa lojtarëve të cilët Barcelona dëshiron t’i largojë në afatin kalimtar të verës.

ESPN raportoi në fillim të kësaj jave se Barcelona ia ka ofruar Arsenalit mundësinë ta marrë Coutinhon, por klubi nga Londra Veriore nuk është i gatshëm t’i pranojë kushtet e katalonasve.

Barça kërkon që Arsenali t’i paguajë rreth 12 milionë euro për huazimin plus pagën e Coutinhos.

Megjithatë, sipas mediave britanike, Arsenali nuk e ka pranuar një ofertë të tillë. /Gazeta Express/