Barcelona konfirmon se Messi nuk do e vazhdojë kontratën

Barcelona ka konfirmuar lajmin e pabesueshëm, ylli i skuadrës, Lionel Messi nuk do rinovojë kontratën.

Argjentinasi pritej të zyrtarizohej sonte, por shkaku i disa problemeve në momentet e fundit, çdo gjë u ndalua, raporton lajmi.net.

Tani, Barcelona përmes një komunikate konfirmoi se pavarësisht marrëveshjes së arritur, Messi nuk do të rinovoj.

“Pavarësisht që u arrit marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Messit që të nënshkruhet kontrata, nuk do ndodh shkaku i problemeve ekonomike (rregullat spanjolle)”, shkruhet në komunikatë.PSG dhe Man City në të kaluarën ishin të interesuara për Messin.