Barcelona me përmbysje arrin në finale të “Copa del Rey”

Barcelona ka arritur që të fitojë me rezultat të përgjithshëm 3-2 në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Seviljas. Ousmane Dembele ishte golashënuesi i parë në ndeshje në minutën e 13-të, ndërsa në kohën shtesë të takimit në “Kamp Nou”, Zherard Pike me asistimi e Grizmanit, shënoi golin që solli vazhdimet. Ndërkohë në vazhdime, Martin Brajtuajt pasi ishte aktivizuar nga stoli reserve, shënoi gol në minutën e 95-të për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.