Barcelona me test të vështirë sonte, fitorja “obligim” për ta

0

Barcelona i shkon sot Villarealit me fillim nga ora 22:00 në një ndeshje të rëndësishme për ta.

Barcelona e cila gjendet në vendin e dytë me 70 pikë, katër më pak se Reali me 5 ndeshje të mbetura duhet të lutet që Reali të bëjë gabime, përndryshe titulli do t’iu ikë këtë vit.

Në anën tjetër, Villareali gjendet në vendin e pestë me 54 pikë, tre më pak se Sevilla e vendit të katërt, pozitë kjo që dërgon në Champions League.