Baracelona ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-0 ndaj Brestit në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kampionëve.
Pas dy ndeshjeve pa fitore në ligë, Barcelona vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve për të vazhduar ecurinë e mirë në këtë garë, shkruan Arbresh.info.
Leëandoëski pas 10 minutave shënoi fillimisht për 1-0. Kurse golin e dytë e realizoi Dani Olmo, në minutën e 66-të.
Për epilogun final 3-0, u përkujdes polaku i cili realizoi golin e dytë personal.
Me këtë fitore, të drejtuarit e Hansi Flick kanë 12 pikë dhe aktualisht gjenden në pozitën e dytë në tabelë.
Kurse, Bresti bie në vendin e tetë me 10 pikë.