Barcelona mposht Mallorcan me rezultat minimal – Lewandwoski vazhdon të tregoj ‘klasin’ e tij

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Mallorcas.
Ekipi i Xavi Hernandez arriti fitore minimale 1:0 ndaj Mallorcas.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 20`.
Skuadra e Xavi Hernandez ishin më e mirë gjatë gjithë takimit, por Mallorca u tregua e çeliktë në mbrojtje.
Në anën tjetër ekipi me në krye Vedat Muriqin rrezikuan portën e Ter Stegen në disa raste, por gjermani nuk u mposht.
Barcelona në anën tjetër kërkonin golin për të dyfishuar epërsinë, por nuk e arritën.
Kështu Lewandowski i dhuroi fitoren e radhës Barçës.
Pas shtatë takimesh ata kanë 19 pikë dhe ngjiten përkohësisht në vendin e parë, kurse Mallorca ka tetë pike në vendin e 10.