Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, me vështirësi.
Barça të mërkurën mbrëma e eliminoi Real Sociedadin në duelin e çerekfinales, që një pjesë të plotë e zhvilloi me një futbollist më pak në fushë. Brais Mendez për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 40-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Ousmane Dembele, fitoi një duel shpejtësie dhe shënoi nga një pozitë e vështirë. Ishte goli i vetëm në ndeshje. Merita për kalimin tutje të Barcelonës në gjysmëfinale pati edhe portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, që bëri disa pritje të mira.