Barcelona në kërkim të një trajneri të ri

0

Barcelona humbi mbrëmë ndaj Granadës me rezultatin 2-0, ndërsa nuk pati ndonjë paraqitje të mirë as në ndeshjen kundër Dortmundit. Ekipi katalanas ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe trajneri Ernest Valverde po kritikohet shumë për lojën e tij. Drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e teknikut dhe duket se po kërkojnë zëvendësuesin e tij. Valverde ishte në rrezik qysh nga eliminimi nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar. Drejtuesit duket që tanimë janë të vendosur që ta largojnë atë, por e kanë shumë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin adekuat për të.