Barcelona nuk e ka regjistruar asnjë prej përforcimeve

ina-online
ina-online

8 Gusht, 2023

Barcelona vazhdon të blejë lojtarë të rinj, por, pikërisht si një vit më parë, pak ditë para fillimit të sezonit të ri, nuk mund t’i fusë në listën e La Ligas për problemet e njohura tashmë ekonomike të klubit.

Kështu, Inigo Martinez, Oriol Romeu, por edhe Ilkay Gundogan dhe ata që e kanë vazhduar kontratën gjatë kësaj vere, mbesin pezull dhe mund të detyrohen ta humbin ndeshjen debutuese për edicionin 2023/24 në ligë kundër Getafes, njofton mediumi spanjoll “Marca”.

Për momentin, Barcelona i ka paraqitur vetëm 13 lojtarë në listën e Ligës, ku figuron edhe emri i Ousmane Dembeles, i cili pritet të largohet në drejtim të Paris Saint-Germainit, por edhe Franck Kessie, i cili është në pritje të zyrtarizimit nga klubi i tij i ri, Al Ahli.

Një situatë dramatike kjo, duke e pasur parasysh se pas tri ditësh do të nisë sezoni i ri në kampionatin spanjoll.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Pochetino

Pochettino tregon se sa kohë i duhet Chelseat për t’u rikthyer në majat e futbollit botëror

XHAKA GRANIT

Xhaka: Erdha te Leverkusen për karrierën dhe jo për gruan siç shkruhet në media

vedat-muriqi

Vedat Muriqi shpjegon sekretin e sukseseit të tij , por edhe të Majorkës

RONALDO

VIDEO/ Ronaldo i pandalshëm dhe në Ligën e Kampionëve të Azisë

broja

Broja flet pas zëvendësimit: Isha thjeshtë i lodhur, nuk ka të bëj me lëndim

azem azemi karate

Azem Azemi, medaljen e artë ja kushtoj gjyshes sime të ndjerë

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

INFO

NA NDIQ