Barcelona optimist për nënshkrimin me Adeyemin

Gjermani është synim që Barcelona e ka kontrolluar që nga viti 2019, kur Patrick Kluivert ishte në krye te skuadrës të së rinjve dhe raportoi në mënyrë të duhur për atë kohë 17-vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2019, Barcelona mendoi ta transferonte, por kërkesa prej 8 milionë euro e Salzburgut, bëri që të mos realizohet transferimi.

Sipas Mundo Deportivo, katalunasit kanë vazhduar me punën e mirë nga ana sportive dhe ka optimizëm që mund ta tranfserojnë në afatin e ardhshëm veror.

Barcelona konsideron se gjermani mund të largohet në verë për 30 milionë euro dhe disa bonuse shtesë, por nuk ka gjasa për janar, ngase klubit spanjoll i duhet të fitojë paratë që shpenzuan në rinovimin e Pedrit dhe Fatit, shkarkimit të Koeman dhe ardhjes së Xavit.

Kështu, Barcelona beson se në verë do jenë shumë më të balancuar ekonomikisht dhe munden ta paguajnë lehtësisht arritjen e Adeyemit.

U raportua se Barcelona ofroi 40 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit për në verë, pesë më shumë sesa ofroi Borussia Dortmund, derisa Adeyemit do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare.