Barcelona pret që Dembele t’i bashkohet Man Unitedit ose Juventusit

Barceona pret që sulmuesi Ousmane Dembele t’i bashkohet Manchester Unitedit ose Juventusit si agjent i lirë në verë.

Kontrata e francezit skadon në qershor dhe Barcelona nuk ka pasur sukses në bindje për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Man United ka qenë i lidhur me francezin në muajt e fundit, derisa Juventus raportohet se e pëlqejnë që një kohë të gjatë.

Sipas ‘Sport’, Barcelona pret që 24-vjeçari t’i bashkohet njëres nga dy skuadrat në verë sapo kontrata t’i skadon.

Raporti shton se Bayern Munich dhe PSG gjithashtu kanë shprehur interesim, por janë larguar nga gara shakku i shqetësimeve lidhur me lëndimet dhe kërkesat e larta të pagave.

Dembele që iu bashkua Barcelonës nga Dortmund në vitin 2017, ka shënuar një herë dhe asistuar dy herë në 11 paraqitje këtë edicion./Lajmi.net