Barcelona shënjestron dyshen e Tottenham

0

Barcelona ka vënë në shënjestër dy lojtarë të skuadrës së Tottenham Hotspur, kur merkatoja e verës po afron.

Raportime të ‘Dailystar’ bëjnë të ditur se katalanët po konsiderojnë mundësinë për të nisur ofertë për Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele, transmeton lajmi.net.

Të dy lojtarët kanë pasur telashe që të gjejnë minutat e tyre nën urdhrat e Jose Mourinho këtë sezon, duke bërë që spekulimet për largimin e tyre të rriten.

Spurs mund të konsiderojnë ofertën për Ndombele, por thuhet se do të refuzojnë çdo gjë për Sessegnon.

Sessegnon shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur në Londër. Ai është identifikuar si ‘Ashley Cole i ardhshëm’. /Lajmi.net/