Barcelona shet gjashtë lojtarë, këta janë emrat

0

Barcelona do të gjejë mundësitë për të lëvizur për Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic duke shitur ose shkëmbyer gjashtë lojtarë nga skuadra aktuale.

Katalanët janë dy pikë para Real Madrid në renditjen tabelare të La Ligas, teksa kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri.

Pjesë e planeve të Barcelonës për sezonin e ardhshëm janë edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dhe mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, sipas Mundo Deportivo.

Gazeta spanjolle shkruan se lojtarët si Arthuro Vidal, Nelson Semedo, Jean Clair Todibo, Junior Firpo, Moussa Wague dhe Rafinha, janë në listën e shitjes te Barcelona.

Këta lojtarë, mund të përfshihen në marrëveshjet e shkëmbimit për Martinez dhe Pjanic, por edhe të shiten, dhe paratë nga shitjet e tyre do të përdoreshin për transferimin e këtyre dy lojtarëve.