Barcelona e ka mundur me rezultat 5-0 Real Betisin për të shfaqur kështu një formë të lartë pas ndeshjeve të Kombëtareve. Joao Felix (25’), Lewandowski (32’), Torres (62’), Raphinha (66’) dhe Joao Cancelo (81’) ishin golat që u shënuan në këtë ndeshje nga Barcelona që e ngritin atë në vendin e parë në La Liga, së paku deri në ditën e nesërme
Barcelona ka treguar formë të lartë para ndeshjes kundër Royal Antwerp në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 5-0 skuadrën e Real Betis.Blaugrana hyri në këtë ndeshje më solide dhe kërkuan fitoren që në fillim të saj.
Megjithatë goli erdhi në minutën e 25-të. Oriol Romeo pasoi të Joao Felix. Portugezi arriti që të kalojë në kënd të vdekur dhe nga aty të shënojë një gol spektakular për rezultat 1-0. Ishte një gol që rrallë shihet në futboll, njëkohësisht ky ishte goli i parë i Felix që ai e shënon në debutim si titullar.Goli i dytë do të vinte shtatë minuta më vonë.
Mbrojtësi danez, Andreas Christensen bëri një pasim të mirë për Lewandowskin i cili shënoi për rezultat 2-0.