Monaco ka shënuar fitore që nuk matet as me ari, duke e mposhtur me rezultat 2:1 liderin e kampionatit spanjoll, Barcelonën, në hapje të edicionit të ri të Champions League.
Barcelona tronditet në hapje e Monaco është në festë.
Barcelona nga minuta e 10-të mbetet pa një futbollist kur Garcia u përjashtua me karton të kuq dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.
Vendasit kalojnë në epërsi në minutën e16-të me golin e futbollistit Akliouche.
Rezultatet
Atalanta – Arsenali 0:0
Monaco – Barcelona 2:1 (1:1)
Sturm – Brest 2:1 (1:1)
Atletico – Leipzig 2:1 (1:1)
Pas 12 minutave (28’) Lamine Yamal ka barazuar rezultatin 1:1.
Shok për Barcelonën në minutën e 71-të, Ilenikhena ka realizuar për 2:1 në favor të Monacos.
Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Leipzigut.
Sesko në minutën e 4-të shënoi për Leipzig dhe Griezmann ka barazuar në atë të 28-tën.
Në minutën e 90-të, GImenez ka realizuar për fitoren 2:1 të skuadrës nga Madridi.
Arsenali ka luajtur baras (0:0) në Bergamo me Ataëantën.
Berat Gjimshiti është paraqitur titullar për Atalantën.
Në minutën e 50-të, portieri Raya shpëtoi Arsenalin, duke e mbrojtur penalltinë e futbollistit Retegui./Bota Sot