Barcelona u eliminua në Superkupë, Xavi s’e pranon rezultatin: Ishim më mirë se Reali

Xavi Hernandez bëri vlerësimin e El Clasicos, në të cilën Barcelona e tij u mposht nga Real Madridi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Barcelona humbi 3-2 pas vazhdimeve ndaj Real Madridit, pasi loja e rregullt u mbyll me barazim 2-2.

Golat u shënuan nga Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Federico Valverde për Realin, ndërsa për Barçën shënuan Luuk de Jong dhe Ansu Fati.

“Sot e kisha të qartë se ishte një ditë përgjegjësie me topin. Sot është një ditë për të pasur moral të lartë, edhe pse në fund humbëm. Luajtëm plot 90 minuta. Tranzicionet e Madridit ishin humbjet tona”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Ne ishim superiorë ndaj Real Madrid në shumë momente. Nuk mund të kemi moral të lartë sepse humbëm. Është një kthesë shumë e rëndësishme”.

“Ne patëm mundësi barazimi 3-3 në disa raste. Ata gjithashtu ta bëjnë rezultatin 4-2. Është turp, është inat. Ne mund të jemi krenarë për lojën që kemi luajtur”.