Që në nisje të spektaklit televiziv “BBVA3”, Sara dhe Ilnisa kanë pasur debate me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që Bardhi dhe Meritoni, të cilët kanë afrimitet me të dyja vajzat, njihen nga jashtë dhe janë miq të ngushtë.
Gjatë debateve mes Ilnisës dhe Sarës, Bardhi nuk ka ndërhyrë asnjëherë, por mesa duket ditën e djeshme ai është nervozuar dhe i ka thënë troç gjërat që nuk po i pëlqejnë tek kjo situatë.
“Kurrë nuk kam ndërhyrë kurrë në debatin tuaj. Gjithmonë kam dashur me ju pajtu, sepse kemi në mes një shoqëri unë dhe Meritoni. Ju të paktën respektoni këtë. Edhe Sarën e kam kritiku. Meritoni ka afrimitet me ty, unë me Sarën. Nuk dua që kjo krisje të vijë tek i gjithë grupi. Ajo që i the sot më preku dhe mua, por nuk kam reaguar kurrë, për Meritonin. Kam shumë respekt për të e kam të brendshëm. Nuk mund ta krisni raportin tim me Meritonin”, i tha ai Ilnisës.