Bardhi dhe Milevski: Na duhet mbështetje, jemi një brez i mirë dhe do të bëjmë gjëra të mëdha

Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të luajë ndeshjen e fundit në grup nga Liga e Kombeve kundër Bullgarisë.

Në konferencën zyrtare për media, para gazetarëve folën seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi.

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësues A të Maqedonisë:

“Nuk do të thoja nëse do të ketë ndonjë ndryshim. Pres, si në çdo ndeshje, që të përpiqemi të fitojmë. Të shohim se çfarë do të sjellë ndeshja. Djemtë janë gati të tregojnë se humbëm pamerituar në Tbilisi.

Sa i përket Bullgarisë, e kemi analizuar. Ata kanë një trajner të ri dhe shumë lojtarë të rinj, dhe kjo është e panjohur. Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë. Vetëm tre nga ndeshja e parë janë këtu dhe sidomos lojtarët e rinj që janë për herë të parë në formacion, posedojnë cilësi.

Ne kemi një strategji, është krijimi i një ekipi që do të jetë konkurrues në 4-5 vitet e ardhshme. Sa i përket fushës, nuk është në gjendje shumë të mirë. Me kërkesën time stadiumi nuk u përdor për tridhjetë ditë.

Të jemi të qartë, politika është në një anë, ne jemi sportistë dhe vetëm kaq na intereson. Duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar në fushë. Pas ndeshjes në Bullgari e falënderova mikpritësin për pritjen dhe nga ana jonë do të kthehet këtu. Na intereson vetëm aspekti sportiv. Unë jam i bindur fort në pozicionin tim personal dhe atë të federatës se ne shikojmë vetëm sportin. Dhe i bëj thirrje publikut të jetë i drejtë dhe korrekt”.

Enis Bardhi – kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë

“Pas humbjes në Gjeorgji me një lojë të tillë, ishte e vështirë. Futbolli luhet në bazë të rezultateve, nuk është mirë kur humbet, por ne po ecim përpara. Kemi edhe një shans për të treguar se ai rezultat në Gjeorgji nuk ishte i realt dhe me tre pikë mund të marrim një moment pozitiv. Kemi shumë lojtarë të rinj, duhet kohë për të njohur një pjesë të ekipit. Siç e shoh unë, të gjithë shënojnë gola për klubet, dhe këtu ose nuk na shkon ose nuk na ecë fati në anën tonë. Duhet të jemi të durueshëm, do të vijë momenti ynë. Ne e dimë qëllimin tonë, që është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Duhet të presim, të rinjve u duhet kohë të përshtaten. Ne të moshuarit kemi përvojë, dhe pjesa tjetër jemi nën një tension të vogël. Duhet mbështetje, mendoj se jemi një brez i mirë dhe do të bëjmë gjëra të mëdha”.