Bardhi, futbollisti më i shtrenjtë te Levante, ja sa vlenë

0

Enis Bardhi ka pasur një sezon të shkëlqyeshme te Levante. Mesfushori shqiptar kishte vlerën prej 6,8 milion euro në start të sezonit të kaluar, kurse tani vlerësohet në 13,9 milionë.

Ai ishte një prej më të mirëve te skuadra spanjolle vitin e kaluar, duke shënuar 9 gola dhe një assist në 26 ndeshje. Formën e tij e dëshmoi edhe në petkun e Maqedonisë duke luajtur nga minuta e parë në dy fitoret e Ligës së Kombeve kundër Armenisë dhe Gjibraltarit./Lajm