Këngëtari i mirënjohur, Bardhi që është pjesë e Big Brother VIP3 i ka rrëfyer Sarës përjetimet nga lufta e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.
Ai bashkë me nënën dhe familjen e ngushtë kishin mbetur të bllokuar tek dajallarët e tij në fshatin Sllupçan të Kumanovës, kur ishin strehuar në një bodrum, në një kohë kur po ndodhnin bombardimet. Bardhi është nga fshati Llojan i Kumanovës, derisa së fundi jeton dhe vepron në Prishtinë. (INA)