Shifra alarmante janë nxjerrë në pah nga Barometri Ballkanik, sa i takon emigracionit, ku sipas një anketimi, 16% e qytetarëve në Shqipëri kanë bërë plan për të emigruar dhe po ashtu edhe 20% e shqiptarëve në Kosovë e kanë një plan të tillë.
Kështu bën me dije publikimi, i cili mbështetet në anketimet e kryera gjatë vitit 2024, sa i takon të gjithë rajonit.
Në bazë të të dhënave të publikuara, Kosova është në situatën më kritike, pasi 20% e qytetarëve atje kanë bërë një plan emigrimi.
Pyetja përfshinte elementë të tillë si aplikime për migracion të ligjshëm, aplikime për viza pune, gjetjen e një punësimi në vendet e Bashkimit Evropian, ose të tilla veprime të tjera të ngjashme.
Kështu, duke reflektuar se emigracioni masiv vijon të jetë problematik.
Shqipëria ndërkaq paraqitet në kuotën e 16% dhe e ndan të njëjtën pozitë me Maqedoninë e Veriut.
Të dy vendet shfaqin shifra të larta dëshire dhe planesh për emigracion nga qytetarët e tyre dhe qëndrojnë mbi mesataren rajonale, e cila është 13%.
Mali i Zi ndërkaq ndalet në një shifër prej 12% të qytetarëve, të cilët kanë kryer plane emigracioni nga vendi.
Ndërsa, me më së pakti nga rajoni, shihen Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia.
E para, me 8% të qytetarëve, që kanë plan të ikin dhe e dyta, me 6%, duke pasur edhe primatin në rajon.