Baruti komenton fjalimin e Ahmetit: I’a mbylle derën djemve që u rritën në BDI…

INA
INA

5 Qershor, 2023

Xhem Lamallari, i njohur si komandant Baruti i UÇK-së ka thumbuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e fjalimit të tij për 21 vjetorin e BDI-së.

Baruti përmes një porosi komentuese në facebook ka shkruar: “Burri njëherë fol. I ke përjashtu, tash mos kaj or burr i dheut! Kuku Zot, çka po ndodh me ty !! Ia mbylle deren djemve qe u rriten ne BDI, per ti favorizu djemt e komunistave Jugosllav..#marre”, ka komentuar Baruti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij me rastin e 21 vjetorit të themelimit ka theksuar se problemet brenda tyre nuk zgjidhen siç tha në kojshi, por në shtëpi.

“Ata bashkëveptimtarë nuk e kanë drejtë, dhe unë këtë e kam thënë botërisht. Unë botërisht e kam thënë se nuk kam asnjë shqetësim, por kam dhimbje shpirtërore. Me këtë fraksion, shpallje fraksioni, janë në aksion, nuk janë fraksion. Unë nuk dua të ketë grupe interesi në BDI, nuk dua të vendosen gjërat personale para të përgjithshmes. Asnjëherë nuk e kam ndalur fjalën e lirë, mendimin ndryshe në BDI. Por gjithmonë është debatuar është diskutuar brenda BDI-së, nuk na e zgjidh problemet kojshia, por problemet i zgjidh shtëpia, prandaj në shpi të qëndrojnë, e jo në kojshi”, deklaroi Ahmeti. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ