Basha flet për ndryshimin e kufijve në Ballkan

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka folur në lidhje me ndryshimin e kufinjëve dhe Ballkanin. Ai ka pohuar se për të afruar Ballkanin drejt një Europe të plotë, në paqe kanë ndryshuar mendje dhe kanë vendosur të rikthejnë lojën e kufijve. Por kjo gjë nuk mund të ndodh pa konflikte të armatosura.

Deklarata e plotë:

SHBA si investitori kryesor dhe vendet e tjera të Atlantikut të Veriut kanë derdhur miliarda euro, kanë rrotulluar në misione ushtarësh, njerëzish me uniformë dhe pa uniform qindra dhe mijëra bijë të tyre pikërisht për të krijuar një realitet politik ku kufijntë nuk do të jenë me të njëjtën sinjifikants ku kufinjt dhe njerëzit do të kalojnë lirshëm , që është pikërisht integrimi i vendeve tona në BE dhe NATO. Kalimi në koncepte të ndryshimit të kufijnve , të shkëmbimit të popullatave dhe territoreve është kthim në Ballkanin Millosheviçian. Edhe unë me gjithë çfarë përvoje politike që kam dhe më përpara kam pas një përvojë të vogël edhe me Kosovën dhe Ballkanin , e gjej jashtëzakonisht të paduartrokitshme hipotezën se investitorët më të mëdhenj për të afruar Ballkanin drejt një Europe të plotë, në paqe dhe demokratike, papritur kanë ndryshuar mendje dhe kanë vendosur të rikthejnë lojën e kufijve dhe shteteve etnike. Gjë që nuk mund të ndodh pa konflikte të armatosura, pa shpenzime të mëdha edhe një herë financiare dhe ushtarake të ktyre vendeve.