Basha kujton deklaratën e Zaev për zgjedhje të parakohshme: Edi Rama no comment!

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me reagimet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, ku këtë herë ka zgjedhur të kujtojë një deklaratë të Zoran Zaev. Në Maqedoninë e Veriut pas dështimit të negociatave, qeveria vendosi për zgjedhje të parakohshme, ndaj Basha përmes ironisë në Tëitter shkruan vetëm me hashtagun #ediramanocomment. “Organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme, zgjedhje, ku ju, qytetarët, do të sillni vendim dhe vërtet për rrugën në të cilën do të vazhdojë vendi ynë.”