Basha mesazh nga Helsinki: Të çlirohen zgjedhjet nga krimi (VIDEO)

0

Kryetari i PD Lulzim Basha ndodhet në Helsinki. Ai ka marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane.

Gjatë kësaj vizite, Basha ka zhvilluar takime të shumta me liderët e Partive Popullore dhe drejtues të vendeve Europiane e BE. Basha, në një lidhje live në “Facebook” tha se Shqipëria e ka domosdoshmëri që të çlirojë zgjedhjet nga krimi.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Jemi në darkën e samitit ku janë të pranishëm edhe Merkel, Junker, Tajani dhe lider të tjerë qeverish dhe të partive të djathta me të cilët do kem kënaqësinë të takohem.
Zhvillova një takim me Tajanin dhe bëmë një bisedë miqësore. Gjatë gjithë ditës që ndodhem këtu, kam marrë mbështetje që në Shqipëri të ketë demokraci, liri dhe mirëqenie ekonomike. Mbështetje nga PPE edhe për nismat kryesore për çlirimin e vendit nga krimi, çlirimin e zgjedhjeve nga krimi dhe të ekonomisë. Shqipëria mund të bëhet duke nisur nga dekriminalizimi i zgjedhjeve.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 7. November 2018