Basha mesazh Ramës nga Mallakastra

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha i dërgoi një mesazh sot kryeministrit Edi Rama nga bashkia e djathtë e Mallakastrës. Ai tha se nëse nuk do ketë zgjidhje politike të krizës, atëherë populli do të reagojë në çdo formë e mënyrë.

Sipas tij kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e paligjshme dhe kriminale. “Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama” – tha Basha.