Basha: PD do ta rikthejë turizmin në prioritet kombëtar

0

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bizneset dhe operatorët turistikë në Golem. Përmes një mesazhi, Basha theksoi se sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shtoi se qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive.

Sipas kryedemokratit Basha RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre.

“Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.”, tha Basha.