Basha për vrasjen e trefishtë në Mat: Dëshmi e degradimit total të shtetit

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Mat, ku tre punonjës të bashkisë u vranë, ndërsa një i katërt mbeti i plagosur.

Në rrjetin social në fb, Basha shkruan: “Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen.Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani”.

Për Bashën, ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Komentet

komentet