Basha: Rama me oligarkët kanë vjedhur mbi 5.99 miliardë euro

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama nëpërmjet raporteve të KLSH.

Në një video të publikuar në Facebook, Basha shkruan se Rama ka vjedhur 5.99 miliardë euro në gjashtë vjet, duke iu referuar raportit zyrtar të KLSH-së.

Më tej në masazhin e tij Basha shprehet se “Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë”.