Basha-Ramës: 75 mln euro i ke dhënë mafias së plehrave, asnjë lek shqiptarëve

0

Pasi Edi Rama e pranoi në një postim të tij, se i ka dhënë lekët për incineratorët dhe hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ka ardhur përgjigja e këtij të fundit.

Sipas Bashës, Rama ka dhënë 75 milionë euro për mafian e plehrave dhe asnjë lek për shqiptarët e papunë.

‘75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.

Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët, për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.

Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.

Zbato planin me 5 pika! Tani!’, shkruan Basha në Twitter.