Basha: Shumë shpejtë do të ketë zgjedhje të parakohshme

0

Pas takimit me të rinjtë në Shkodër, kreu i PD, Lulzim Basha tha se shumë shpejtë do të kemi zgjedhje të parakohshme. Kreu demokrat akuzoi qeverinë se i shërben vetëm një grupi njerëzisht dhe shtoi se qytetet në Shqipëri kanë mbetur pa bashki.

“Kryetar bashkish nuk ka ne asnjë qytet te Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Ne Shkodër dhe ne gjithë Shqipërinë shume shpejt do te ketë zgjedhje te parakohshme te lira dhe te ndershme sepse shqiptaret nuk e meritojnë te largohen. Partia Socialiste vazhdon qe ti shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistet te mërzitur te keq qeverisur qe po i turpëron çdo dite me kandidat te kriminalizuar. Janë me pak se një ekip kalçeto qe mbajnë peng shqiptaret. Protesta do te ketë shume shpejt dhe s’janë ndalur asnjëherë“, deklaroi Basha. Gjatë takimi në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë” Basha tha se PD po punon me një grup ekspertësh gjermanë të CDU për hartimin e një plani për ndihmën në arsim dhe punësim të të rinjve. Për Bashën një nga problemet më të mëdha që ka sot vendi është, emigracionin i të rinjve. /Opinion.al