Basha: Siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, siç liberalizova vizat, së bashku do ta integrojmë në BE!

Nga Lulzim Basha.

Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim. Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian!