Basha: Tahiri në burg dhe Xhafaj të largohet nëse duam BE-në

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri rama si është kthyer në një fasadë që tashmë ka rënë pej kohësh.

Ai kërkoi edhe një herë dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe largimin e ministrit aktual Xhafaj pas hetimeve dhe akuzave për lidhje dhe mbështetje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Nëse duam që të hyjmë në BE, atëherë Tahiri duhet të futet në burg dhe Xhafaj të largohet, – u shpreh Basha në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së. – Hapja e negoicatave dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh por proces i vërtetë i sjelljes si europianë. Fasada ka rënë dhe qeveria është lakuriq para botës. Zgjedhja që kemi para nesh është e qartë. Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët. Nëse duam Europën Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë”.

Basha theksoi se kjo qeveri duhet të luftojë dhe jo të mbrojë krimin e korrupsionin nëse kërkon Europën.

“Nëse duam Europën të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim një herë e përgjithmonë shitblerjen e votës. Rama, Tahiri Xhafaj janë pengesat kryesore të integrimit në BE Është urgjente largimi i Fatmir Xhafës dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit”, – shtoi kryedemokrati.