Basha takim me demokratët: Jam fajtor për krizën, por do e zgjidh me përvojën dhe mençurinë time

Picture of ina-online
ina-online

27/06/2023

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me strukturat e PD në degën 4 në Tiranë.

Basha thekson se Partia Demokratike është partia e parë opozitare dhe partia e shpresës së shqiptarëve.

Gjithashtu shton se PD do të bëjë ndarjen e qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara.

Postimi i Bashës:

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.
Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës! Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj. Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes. Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtuar status quo-në. Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt.

Me besimin tuaj do të jem kryetari i Partisë Demokratike dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfluktual, me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Do të jem politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë. Modelin e kam dhënë edhe gjatë kësaj kohe, tekas shumëkush nuk ka qenë dakord, unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë. Në fund të fundit, ky është modeli që refuzojnë shqiptarët dhe nga i cili përfiton kundërshtari ynë. Ky është misioni i ri i Partisë tonë. Një parti moderne, që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.

TË FUNDIT
1 ditë
Vdes një pushues në plazhin e Durrësit
1 ditë
Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri
1 ditë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
1 ditë
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
2 ditë
Rruga Shëngjin-Velipojë, Rama publikon pamjet: Lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
1 ditë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
1 ditë
Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri
1 ditë
Vdes një pushues në plazhin e Durrësit

LEXO MË SHUMË

durres plazh deti

Vdes një pushues në plazhin e Durrësit

Spartak Ngjela

Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Kembim valutor euro dollar

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

shengjin velipoje

Rruga Shëngjin-Velipojë, Rama publikon pamjet: Lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut

ksamil sarande

Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang

policia shqiptare vrasje

Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri

ermal dredha

kryebashkiaku i Vlorës: Kjo është një luftë kundër turizmit shqiptar që e ka “burimin” diku gjetkë

edi rama

Rama thirrje mërgimtarëve: Kthehuni nga Greqia, këtu do të fitoni më shumë

INFO

NA NDIQ