Basha tek të prekurit nga tërmeti: Rama zvarrit rindërtimin, qeveria shumë fjalë e pak punë

0

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një vjetorin e tërmetit ka zgjedhur të takojë familjen e Bujar Cukes në Thumanë, i cili në 26 nëntorin e vitit të kaluar humbi bashkëshorten dhe djalin.

Sipas tij, Bujari sot jeton në Tiranë, por shqetësimi i tij është që ende nuk është bërë drejtësi për Thumanën.

“Ra tërmeti i 21 Shtatorit u shkatërruan komplet. Erdhëm për së dyti. I thashë: Pse keni ardhur? Kemi ardhur si stafi i bashkisë, erdhëm me pa dëmet. Më tha: e kemi seriozisht, do bëjmë diçka për ju,- tha. Më thirrën te minibashkia, duhet të dalësh nga shtëpia se tha, shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qira. Gjeta shtëpi me qira, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ato.”, theksoi kreu i PD-së.

“Bashkë me ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe me dëshirën për t’i dhënë forcë çdo kujt në emër të të gjithë shqiptarëve dua të shpreh edhe njëherë indinjatën që një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar. Dua të zotohem, sot në 1 këtë vjetor të tërmetit, se do bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim. Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe”, tha kreu demokrat.