Bashkatdhetarë kujdes ndaj biletave false të fluturimit

ina-online
ina-online

17/12/2023

Jemi në prag të festave të fundvitit, ku ardhjet e mërgimtarëve në vendlindje janë të shumta.

Duke parë situtatën e fundit, ku po raportohet se mashtrimi me bileta fluturimi po prek shumë shqiptarë nga Kosova, u bëhet thirrje bashkatdhetarëve për kujdes ndaj biletave false të fluturimit në internet, shkruan albinfo.ch.

Mos bleni bileta nga kompanitë e panjohura.

Rastet kur pasagjerët kanë probleme me biletat false janë të pranishme në gjithë botën.

Me një kërkim në platformën “Google” për rrugët e krijimit të një bilete false, pyetja më e kërkuar aty del të jetë se: “A mund të falsifikojë dikush një biletë fluturimi?” dhe përgjigjja është fare e thjeshtë.

Sipas këtij kërkimi, blerja e biletave të fluturimit në internet mund t’ju ekspozojë ndaj mashtrimeve. Madje, sipas Aura.com, thuhet se nga viti 2019 deri në vitin 2022 shkalla e mashtrimit që synon industrinë e udhëtimeve u rrit në 117%.

Pra, duket se faqet fiktive në internet targetojnë audiencën, të cilët janë gjithmonë në kërkim të ofertave të mira dhe të lira për të fluturuar në vende të ndryshme të botës.

Por, a është vërtet kaq e lehtë që të bëjmë vetë një biletë fiktive të fluturimit në internet?

Me siguri që New York-un me këtë biletë mund ta shohim vetëm përmes internetit, andaj edhe bëmë një kthim në drejtimin tonë, duke u fokusuar te viktimat e këtyre mashtruesve online, të cilët janë ankuar nëpër platforma të ndryshme.

Një ndër ta ishte edhe Rayana, nga Mbretëria e Bashkuar. Dëshira për udhëtim nga Mbretëria e Bashkuar në Bangkok iu kthye në zhgënjim.

Rayana fluturoi në Bangkok me një biletë, në të cilën agjencia fiktive i ofroi zbritje. Në një blog, ajo e shqetësuar tregoi se pagoi 300 paund që të shkonte dhe të kthehej nga Bangkoku.

Fluturimi për në destinacion u krye me atë biletë false, mirëpo kur Rayana vendosi të kthehej, në administratë i thanë që bileta juaj nuk ekziston.

Pas këtij kumtimi, ajo hulumtoi dhe e kuptoi që një agjenci e tillë, ku ajo kishte blerë biletën, nuk kishte ekzistuar asnjëherë dhe u detyrua të paguante edhe një herë për biletë kthyese për në Mbretërinë e Bashkuar.

Rayana mori shumë përgjigje në postimin e saj, disa prej tyre duke e akuzuar se si nuk ka hulumtuar më shumë lidhur me kompaninë e fluturimit dhe disa të tjerë duke e përgëzuar se të paktën njërën rrugë e kishte bërë me atë biletë.

Duket se me rritjen e numrit të mashtrimeve të tilla, bota është vënë në alarm duke i paralajmëruar të gjithë ata të cilët dëshirojnë të udhëtojnë, që të kërkojnë më shumë detaje për vërtetësinë e biletave të tyre në momentin që duan të rezervojnë atë.

Një situatë e tillë jo rastësisht vjen në fokus në kohën e festave të fundvitit kur çdo qytetar i botës bën plane për të kaluar pushimet e tyre larg rutinës së përditshmërisë dhe në një atmosferë krejtësisht festive./Albinfo.ch

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

femijet mergimtare greqi diaspora

Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

INFO

NA NDIQ