Bashkëpunimi me Arben Taravarin është bërë kryetemë në Frontin Evropian

Picture of INA
INA

09/05/2025

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi, njëherësh kryetar i Lëvizjes Populli, në intervistë për Alsat theksoi që deri më tani nuk ka pasur vendim apo kërkesë që Arben Taravari të bëhet pjesë e Frontit Evropian, megjithatë nëse ndodh diçka e tillë, duhet të bëhet me pëlqimin e të gjitha subjekteve politike, shkruan Alsat.

“Pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Frontit Evropian nuk mund të ketë shtim të asnjë subjekti politik. Nëse z.Sela është kundër, mendoni që nuk do të ndodhë kjo? Gjithçka do të varet nga amini i z.Sela? Unë mendoj që z.Sela, vizioni i tij politik është më i vlefshëm se sa inatet personale, por megjithatë mbetet që të gjitha çështjet të jenë pjesë e diskutimeve në tavolinë që pastaj ashtu siç ka ditur ai të vendos për çështje të rëndësishme pro interesave kombëtare, përsëri do të kishte vendosur, sikur që një çështje e tillë të vijë tavolinë edhe pse deri sot asnjëherë s’është paraqitur pjesë e tavolinës që ASH-ja e Taravarit të jetë pjesë e Frontit”, tha Skender Rexhepi – Zejd..

Nga ana tjetër, kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka dërguar sinjale mospajtimi për të ndihmuar Taravarin në zgjedhjet lokale në Gostivar, qoftë edhe me tërheqje nga gara. I pyetur nëse këtë ia ka thënë Ahmetit gjatë takimit të fundit, heshtja e Selës mbase jep përgjigjen më të saktë:

“… Kjo nënkupton se atë ia keni thënë? Po tani…”

Për Selën, Ahmeti, mbase ka zgjedhur njeriun e gabuar për të arritur qëllimin kryesor, respektivisht legjitimitetin e qeverisë.

“Nëse BDI-ja dhe zotëri Ahmeti me këtë duan ta kontestojnë legjitimitetin e Qeverisë, mendoj se nuk e kanë zgjedhur aktorin e mirë politik. Pasi zotëri Taravari nuk ka simbolikë të opsionit politik dhe kryetar të partisë që e ka mbrojtur këtë legjitimitet”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa ka filluar nga numërimi mbrapsht i ditëve të Taravarit në qeveri, mbetet e paqartë nëse do të ndryshojë struktura e koalicionit qeveritar, duke pasur parasysh se në kuluaret partiake jozyrtarisht po bisedohet dhe kalkulohet nëse zgjidhja më e mirë është rikonfigurimi i përbërjes aktuale të Qeverisë, apo dalja në zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me atë lokale. Deri në pastrimin e mjegullës, nëpër rrjetet sociale vërehet angazhim i shtuar politik.

Funksionarët dhe simpatizantët e ASH-së së Taravarit kanë vërshuar profilet e tyre me fotografi të Taravarit, me shkrimin “Kryetari im”, në shenjë mbështetjeje përballë qëndrimeve të ashpra të përfaqësuesve të VLEN-it, të cilët e cilësojnë si tradhtar pasi duke qenë në koalicion me ta, 3 herë është takuar fshehurazi me kreun e BDI-së Ali Ahmeti për të negociuar bashkëpunim./Alsat.mk

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË