Bashkëshortet e Silvas dhe Di Marias e kritikojnë ashpër trajnerin e PSG-së

Unai Emery mori disa vendime befasuese në përzgjedhjen e formacionit startues të Paris Saint-Germainit në humbjen 3-1 të mërkurën mbrëma kundër Real Madridit në “Sangiago Bernabeu”, duke i lënë jashtë Angel Di Marian dhe Thiago Silvan.

Ky vendim i trajnerit të PSG-së i ka zemëruar bashkëshortet e tyre, Jorgelinan dhe Bellen, transmeton Express.

Jorgelina Cardoso ishte më e ashpër në kritikat e saj ndaj Emeryit dhe shprehu mendimet e veta në rrjetin social.

“Përpjekjet tuja plus puna shtesë, plus golat, plus asistet, plus fakti që je në formën më të mirë, e barabartë me një vend në bankën rezervë”, shkroi ajo.

“Më sa duket gratë nuk ditkan asgjë për futboll. Forca Paris!” shkroi më tej ajo.

Ndërsa, Belle Silva, bashkëshortja e Thiago Silvas, po ashtu pati një fjalë a dy për Emeryin.

“Taktikat? Çfarë taktikash?” shkroi ajo. /Express/