Bashkëshortja e ministrit Besimi për më pak se një vit ka “investuar” 220 mijë euro

ina-online
ina-online

05/10/2023

Bashkëshortja e ministrit të Financave, Fatmir Besimi, ka blerë dhe investuar në pronë mbi 200 mijë euro për gjithë vitin 2023. Këtë e tregojnë të dhënat e përditësuara nga pyetësori i zyrtarit qeveritar pranë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, raporton portali Faktor.mk

Sipas këtij portali, 3.916.100 denarë, ose rreth 65.000 euro, gjatë këtij viti janë investuar në blerjen e 1.342 aksioneve në atë që Besimi së fundmi kishte raportuar. Bashkëshortja e ka ndjekur ministrin, i cili vitin e kaluar ka blerë 702 aksione në vlerë prej 3.408.940 denarë.

Bashkëshortja e Besimit po ashtu këtë vit bleu makinën Audi Q5.  Modeli SUV luksoz, i prodhuar vetëm një vit më parë, është i regjistruar në vlerë prej 3.769.800 denarë, që do të ishte 61.000 euro.

Bashkëshortja e ministrit  gjatë vitit 2023 ka depozitë të afatizuar në valutë prej 41.532 euro, ndërsa në të njëjtën kohë në “portofolin e saj investues” ka edhe 3.300.000 denarë (rreth 55.000 euro) si depozitë me afat në denarë.

Ministria e Financave është përgjigjur me një përgjigje se nuk bëhet fjalë për një situatë të re pronësore, pra bëhet fjalë për ndryshim të strukturës së pronës nga periudha e mëparshme që është regjistruar këtë vit. (INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbi

Zgjedhjet në Serbi: Çka mendon opozita serbe për Albin Kurtin dhe Planin franko-gjerman? (Video)

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

IMG_6971

Ziadin Sela: ASH-së i takon anëtari në KSHZ, Lëvizja Besa ka përfaqësuesin e LSDM-së dhe Izet Mexhiti ka përfaqësuesin e BDI-së (VIDEO)

INFO

NA NDIQ