Bashkim Tufa sqaron “misterin”: Ja pse Broja iku në Londër, dhe biseda “tetë a tetë” me Sylvinhon

ina-online
ina-online

16/10/2023

Situata rreth Armando Brojës ka sërish dritëhije. 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi pati shqetësime fizike dhe nuk ishte i gatshëm.

Misterin e kësaj çështjeje e ka zbuluar eksperti i futbollit Bashkim Tufa në studion e emisionit “ORA Sport” të gazetarit Altin Sulçe.

Tufa tregoi arsyet se pse Broja iku në Londër, por edhe një bisedë kokë më kokë të zhvilluar mes tij dhe teknikut Sylvinho.

“Broja erdhi, bëri vetëm një ditë stërvitje, të nesërmen është ankuar për një dhimbje në gju ku ka qenë i dëmtuar. Ka bërë rezonancën magnetike dhe ka dalë mirë, pra nuk ka pasur problem mjekësor. Megjithatë Broja ka këmbëngulur që i dhemb gjuri.

Në këto kushte, stafi mjekësor i Kombëtares është lidhur me stafin mjekësor të Çelësit dhe anglezët kanë thënë që ai të kthehet. Brojës i është dhënë një biletë për ta parë ndeshjen në stadium, por ai preferoi të largohej drejt Londrës.

Mbasi ka dalë përgjigja e rezonancës ku doli që nuk kishte probleme ai ka pasur një bisedë “tetë a tetë” me Sylvinhon dhe se çfarë është thënë nuk është marrë vesh, pasi është shumë private, por ka vijuar pas kësaj që Broja të largohej.

Por them që në këtë situatë që po përjeton Kombëtarja mendoj të mos krijojmë probleme që nuk janë”, tha Tufa.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Këto janë 12 klubet të cilat e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

zekirija ramadani

Zekirija Ramadani rikthehet në Kosovë, firmos me Dritën e Gjilanit

daja

Daja: Nëse pretendojmë një ëndërr të çmendur, duhet ta fitojmë ndeshjen ndaj Plzenit

champions-logo

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në Champions League

sylvinjo

‘Do të çojë Shqipërinë në Botëror!’ Sylvinho edhe dy vite të tjera me Shqipërinë?

barcelonaa

Katalanasit i kundërpërgjigjen Bayernit

struga trim lum

Struga si mysafire mposhti Vardarin

Nadal

Nadal i rikthehet fushave të tenisit

karton futboll

Në futboll do të ketë edhe karton portokalli

INFO

NA NDIQ