Bashkimi Evropian do ta ‘marrë në dorë’ drejtësinë në Maqedoninë e Veriut

0

Pas dështimit të Prokurorisë Speciale, e cila për mision kishte sjelljen e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, nuk përjashtohet mundësia që këtë proces ta ndihmoj Bashkimi Evropian.

Burime pranë Bashkimit Evropian në Bruksel theksuan për INA se nuk përjashtohet mundësia e dërgimt të një misioni mbikqyrës dhe asistues në sistemin e drejtësisë ë Maqedoninë e V., pasi që parashikimet se vendi do të shkojë drejt një krize më të thellë dhe kaosi institucional.

Misioni do të jetë i përqëndruar tek Prokuroria Speciale, me ç’rast do të jetë një suport i fuqishëm për këtë institucion që po përballet me barriera të ndryshme nga struktura të ndryshme politike në Shkup, që janë të ndërlidhur me aferën e përgjimeve.

Një ide të tillë e ka propozuar edhe lideri i ASH-së, Ziadin Sela, i cili ka kërkuar prokuror nga BE-ja në krye të Speciales.

“Është e nevojshme dhe urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor në RMV të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të Prokurorisë Special të vijnë prokuror dhe ekspert nga vendet e Bashkimit Evropian. Këto ekspert do të kishin për qëllim që në RMV një herë e përgjithmonë të zbardhen plotësisht rastet e montuara politike: Sopoti, Monstra dhe Lagjja e trimave. Duhet një gjykim ndërkombëtar për rastet në fjalë. E drejta nuk duhet të ketë çmim. Një shtet që ska ligje që nuk funksionojnë, ligjin e bëjnë kriminelët dhe të korruptuarit”, është shprehur ai. (INA)